Pamela Anderson dhe biznesmeni shqiptar fotografohen duke dalë nga hoteli bashkë

Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të Pamela Anderson duke lënë hotelin, pasi mori pjesë në premierën e filmit të ri Baywatch në Miami. Ato kanë folur për formën e mirë trupore të aktores dhe modeles, stilin e veshjes, por, ndërsa Daily Mail ka përmendur djalin e ri pranë saj, nuk ka ditur të thotë diçka konkrete për të. Për ta është i panjohur, por jo për shqiptarët që mund të vërtetojnë që prej darkës së famshme që biznesmeni i ri e publikoi në faqen e tij, Fatmir Hysenbelliu dhe Pamela Anderson janë bërë dhe më të afërt.

Fillimisht ishte ajo mbrëmje, ku Oni siç e njohin të gjithë biznesmenin dhe Pamela ishin të ulur pranë. Më pas u kapën komente të Pamelës në fotot e vjetra të Onit, çfarë tregonte që ajo po interesohej për të dhe tani këto foto. Me siguri u nxituam kur menduam që për Onin ishte një shans i rrallë të darkonte me Pamelën. Duket se mes tyre marrëdhënia është forcuar shumë që nga ajo natë!

Një nga të përbashkëtat e tyre, është sigurisht pasioni për ushtrimet dhe formën e mirë trupore që iu dallohet qartë të dyve, por me siguri kanë gjetur edhe të tjera…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button