Arsllani: Maqedonia sa me shpejtë duhet të anëtarësohet në NATO

Nënkryetari i PPD-së, Esat Arsllani, ka marrë pjesë në Samitin në Budva të Malit të Zi, në lidhje me sigurinë në Ballkan. Atje ka pasur një takim joformal me zëvendës ndihmësin sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Hojt Ji dhe me presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Nënkryetari Arsllani ka shprehur shqetësimin e PPD-së për gjendjen e brishtë të sigurisë në Ballkan si dhe ka potencuar nevojën për anëtarësimin sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në NATO.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button