Conte: Më e mira për Chelsea-n po vjen

Trajneri i Chelsea nga Londra, njëherësh edhe kampion i sivjetmë në Premier ligën angleze, Antonio Conte deklaroi se ekipi i tij mund të jetë akoma më i mirë duke përparuar në disa mënyra, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Besoj se më e mira e këtij ekipi po vjen, do të tentojmë në periudhën e ardhshme që të fitojmë çdo garë në të cilën do të luajmë”, tha ai për faqen e internetit të klubit.

Conte rikujtoi se për shkak të ambicies së klubit për trofe, Chelsea do të tentojë të mbajë lojtarët e saj më të mirë.

Chelsea ka fituar titullin e kampionit të Premier Ligës për këtë sezon, ndërsa do të luaj edhe në finalen e FA kupës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button