Zhbogar: Integrimi evropian është projekti më i suksesshëm paqësor në histori

Integrimi evropian është projekti më i suksesshëm paqësor në histori, sepse BE-ja fitoi Çmim Nobel për paqe. Rrëfimi evropian është për demokraci, solidaritet dhe liri, si dhe për barazi, prosperitet dhe qëndrueshmëri, për vlera të cilat duhet t’i ruajmë dhe të luftojmë, deklaroi sot euroambasadori Samuel Zhbogar.

Zhbogar këtë e deklaroi në hapjen e kremtimit tematik “60 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Romës – Problemet dhe sfidat e reja për BE-në”, në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, në organizim të Qendrës për të Dhëna dhe Informata e BE-së dhe Delegacioni i BE-së në Republikën e Maqedonisë.

“Të rinjtë dhe studentët janë publiku më i mirë kur flasim për sfidat dhe zgjedhjet para BE-së. Në kohë të sfidave nevojitet kontributi juaj për marrjen e vendimeve të drejta për BE-në, të mbetet zgjedhje e jonë e përbashkët për ardhmërinë. Dëshiroj t’i nxis të rinjtë dhe banorët e ardhshëm të BE-së që të shkojnë më tej dëshirës për anëtarësim në BE dhe të mendojnë për sfidat me të cilat BE-ja ballafaqohet dhe ndryshimet dhe zgjedhjet të cilat duhet t’i bëjë. Anëtarësimi në BE nuk është qëllimi i fundit, por vegël për ardhmëri më të mirë”, deklaroi Zhbogar.

Theksoi se nuk ka dilemë midis stabilitetit dhe demokracisë, për shkak se vetëm vendet me demokraci funksionale janë edhe më stabile.

Në kuadër të kremtimit në Fakultetin Ekonomik pranë USCM u hap ekspozita “Ever closer Union” nga Ambasada italiane në Maqedoni dhe u shpallën fituesit e Konkursit për ese më të mirë me temë “60 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjeve të Romës”.

Udhëheqësja e Qendrës për të dhëna dhe informata e BE-së Daniella Mamuçevska, tha se gjatë ekzistimit të saj BE-ja edhe aktivisht i promovon idetë dhe vlerat evropiane midis studentëve dhe vepron në drejtim të thellimit të diturisë për funksionimin e institucioneve evropiane dhe krijimin e politikave të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button