Koncert i violinistes Vanesa Mej në Vip Arenën “Boris Trajkovski”

Violinistja e njohur britanike Vanesa Mej sonte do të mbajë koncert në Vip Arenën “Boris Trajkovski” në Shkup që do të jetë paraqitja e vetme e muzikantes së njohur në rajon. Koncertin e organizon Pragma produksioni me mbështetje të Ministrisë së Kulturës dhe Filarmonisë së Maqedonisë.

Vanesa Mej Venkorn Nikolson e njohur profesionalisht si Vanesa Mej është violiniste mega e njohur. Violinistja atraktive dhe e popullarizuar më parë quhej ‘fëmija mrekulli’, ndërsa tani është një nga violinistet më të njohura e të gjitha kohërave. Është e njohur sipas bashkimit të stilit tekno dhe klasik në performimet e saj.

Vanesa Mej u regjistrua në librin e Ginisit e rekordeve si instrumentaliste më e re e cila realizon koncerte të violinës të Betovenit dhe Çajkovskit.

Në vitin 2006 është kualifikuar si një nga performueset më të pasur të reja me fitim prej mbi 32 milionë funta nga koncerti i shitjes të 10 milionë albumeve në mbarë botën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button