Kryeparlamentari Talat Xhaferi u takua me ambasadorin e Suedisë, Mats Stafenson

 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim zyrtar me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Maqedonisë, Mats Stafenson.

“Ai ia uroi zgjedhjen në funksionin Kryetar i Kuvendit dhe shprehi pritje të sinqerta se procesi politik dhe ligjvënës në shtet së shpejti do të kthehet në shtigjet e zakonshme. Ambasadori e nënvizoi gatishmërinë e mëtejshme të Mbretërisë së Suedisë që më ngushtë të bashkëpunojë në planin bilateral, veçanërisht ndërmjet parlamenteve të të dyja vendeve dhe në këtë drejtim ia dorëzoi Xhaferi ftesën e kryetarit të Rikstadit Suedez për vizitën zyrtare në vjeshtë në Mbretërinë e Suedisë të delegacionit pesëanëtarësh të Kuvendit të udhëhequr prej tij, e cila si vizitë e parë zyrtare do të paraqes impuls të fuqishëm në vijimësi në marrëdhëniet miqësore ndërmjet dyja shteteve”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Siç thonë nga atje, Xhaferi sinqerisht duke iu falënderuar për ftesën, theksoi se Suedia është nocion i demokracisë, lirisë dhe nivelit të lartë të kulturës parlamentare, kurse marrëdhëniet bilaterale me këtë edhe një herë do ta vërtetojnë pjekurinë dhe intensitetin.

“Veçanërisht për shkak të faktit që në Suedi ekziston diasporë e madhe maqedonase, e cila dekada të tëra dhe gjenerata të shumta jeton, punon dhe në mënyrë aktive kontribuon në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Në takim u shkëmbyen parashikimet për gjendjen politike aktuale në Republikën e Maqedonisë, për obligimin kushtetues të presidentit të Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë, për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit lidhur me këtë proces, me ç’rast Xhaferi, informoi edhe për koordinimin e sotëm me përfaqësuesit e partive parlamentare rreth zgjedhjeve lokale. Duke e shprehur mbështetjen në bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të afërt ndërparlamentar, bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e vendosura miqësore duhet të vazhdojnë me një përkushtim të fuqishëm dhe një besim të ndërsjellë”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button