PTHP-ja ngre padi penale ndaj 5 ish kryetarë të komunave dhe një ish ministri

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Drejtorisë për polici financiare ka pranuar 5 padi penale kundër ish kryetarëve të komunave Strugë, Sveti Nikole, Dibër, Studeniçan dhe Dolneni, si dhe ndaj një personi fizik dhe një juridik. Paditë penale janë ngritur nën dyshimin e veprës penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë marrëveshjeve për furnizime publike.

Prokuroria Themelore publike gjithashtu ka ngritur padi edhe kundër një ish drejtori të NLB Tututnska Banka, si dhe një drejtori aktual të kësaj banke. PTHP-ja me padi edhe ndaj një ish ministri, avokat, noter dhe persona të tjerë përfshi edhe një shtetas të Sllovenisë, për vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button