Renova me fitore i shton shanset për Evropë

Ka përfunduar java e 33-të e Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, ku në këtë javë nuk nodhi asnjë befasi. Në derbin e qytetit të Shkupit në mes Rabotniçkit dhe Vardarit janë ndarë pikët e katër gola të shënuar, nga dy në dy anët. Vardari tani më shumë më herët është shpallur kampion, ndërsa Rabotniçki vazhdon garën për pozitën e tretë që i mundëson Ligën e Evropës.

Fitore të madhe me një gol ka shënuar Renova në Tetovë ndaj konkurrentit direkt Sileksit, duke marrë tri pikë të arta që i mundësojnë të shpresojë edhe më tutje për vendin e katërt që i mundëson dalje në Evropë. Velinov ishte autor i golit që në minutën e 9-të.

Pobeda ka marrë fitoren e tretë radhazi, duke e kaluar në tabelë Shkupin në pozitën e shtatë dhe tani është në pozitë që i ka ikur balotazhit. Ashtu sikurse e kishte mundur javën e kaluar Shkupin me rezultat 1:2, edhe Bregallnica pësoi njëjtë.

Shkëndija në duelin me ekipin e fundit në tabelë, Makedonija Gj.P edhe pse dukej se do ta ketë lehtë, në fund nikoqirët arritën të sfidojnë tetovarët. Shkëndija kishte epërsi 0:3, por në fund rezultati përfundoi 2:3. Dje Pelisteri e mundi Shkupin me rezultat 1:0. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button