Rëndë është lënduar një këmbësor dhe motoçiklist nga Kumanova

I.V (19) dhe L.D (33) nga Kumanova janë lënduar rëndë në një aksident që ka ndodhur dje pasdite në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”.

Sipas policisë, deri te aksidenti ka ardhur pasi janë përplasur një motoçikletë “Feling” pa targa, i drejtuar nga I.V, dhe një automjeti transportues “Mercedes” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga M.P (28) dhe këmbësori L.D të gjithë nga Kumanova.
P

as dhënies së ndihmës mjekësore në spitalin e Kumanovës L.D dhe I.V si raste urgjente janë transferuar në qendrën urgjente të Shkupit.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë. Punohet në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button