Në Detin Mesdhe shpëtohen qindra migrantë

Ekipet e Rojës Bregdetare të Italisë, kanë shpëtuar 484 migrantë gjatë përpjekjeve për të kaluar Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi që kushtet e motit dhe detit janë përmirësuar janë rritur kalimet e migrantëve dhe operacionet e shpëtimit, në rrugën më të përdorura nga trafikantët e njerëzve në migracionin e parregullt nga Afrika në Evropë.

Në deklaratën me shkrim të publikuar nga Roja Bregdetare e Italisë me seli në Romë, theksohet se dje në 4 operacionet e shpëtimit janë shpëtuar 484 persona.

Gjatë operacioneve janë nxjerrë 7 kufoma të migrantëve nga deti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button