Moxhi merr frerët e merkatos, trajner i huaj në horizont tek Partizani

Luçiano Moxhi do të jetë thjesht për të përmirësuar imazhin e klubit dhe për të reklamuar klubin jashtë vendit. Në dukje, një deklaratë naive dhe modeste nga klubi i kuq, por e vërteta është ndryshe, pasi italianit do t’i besohen role thelbësore. Madje, sipas burimeve brenda klubit të kuq të gazetës “Sport Ekspres”, ai do të merret edhe me merkaton e të kuqve. Të gjithë e sulmuan Moxhin për ”njollën” e tij të madhe në futbollin italian, por të kuqtë nuk mund të rrinë pa shfrytëzuar provojnë, eksperiencën dhe njohjet e tij në gadishullin Apenin.

Besimi ndaj Moxhit është i madh dhe madje së fundmi mësohet se presidenti Demi mund t’i besojë edhe zgjedhjen e trajnerit të ri.

MOXHI DHE MERKATO –“Më pëlqeu Atanda, meriton më shumë minuta. Cetkoviç është mirë. Na duhet një sulmues që shtyn topin në rrjetë, pasi Ekubani nuk godet portën. Kam pikasur çfarë i duhet Partizanit”, – këtë deklaronte Moxhi, pas ndeshjes së barazuar me Kukësin. Ndërsa, në darkën me drejtuesit e kuq vinte gishtin te Torasa. “Si mund të jetë lojtari më i paguar dikush që nuk shënon gola dhe nuk sheh nga porta”, – u shpreh ai. Më hapur se kaq a mund të ketë? Gjithsesi për të përforcuar idenë se këshilltari i presidentit Demi ka filluar të mendojë për merkato e bëjnë të ditur burime pranë klubit të kuq. Italiani ka programuar takime edhe me menaxherë shqiptarë dhe me drejtues të tjerë të klubit të kuq pikërisht për merkaton.  

TRAJNERI – Një ndër çështjet më të diskutuara të fundit të sezonit te Partizani do të jetë edhe trajneri. Starova maksimumi mund ta mbajë ekipin edhe për Kupat e Europës, ndërsa në kampin e kuq është bërë thuajse e kryer se numri një i stolit të kuq do ta mbyllë aventurën e tij me “demat”. Sipas të gjitha gjasave trajneri i ri që do të vijë te Partizani do të jetë i huaj. Me shumë mundësi, Moxhi do të zgjedhë nga Italia. Vetë presidenti Gaz Demi preferon një linjë të huaj trajningu. /Sport Ekspres

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button