fbpx

Ҫifti i përfolur i showbiz-it shqiptar merr një vendim të rëndësishëm, së shpejti…

Ditët e fundit, për Bleron dhe partneren e tij, Afrona Dika, u shpërnda lajmi se ҫifti, më në fund janë bashkuar. Afrona është kthyer përfundimisht nga Zvicra, ku jeton prej shumë vitesh me familjen për t’iu bashkuar të dashurit të saj e për të nisur një jetë të re në Prishtinë.

Jeta në distancë kishte filluar të bëhej e lodhshme për ҫiftin. Këtë Blero e kishte deklaruar edhe në intervistat e fundit për mediat.

Burime për Prive kanë mësuar se Afrona jo vetëm që është kthyer përfundimisht në Prishtinë, por Blero ka menduar edhe për t’i hapur asaj një biznes që, me siguri do të jetë shumë fitimprurës për modelen. Ende nuk dihet se me ҫfarë do të merret konkretisht Afrona në Prishtinë, por e sigurt është që ҫifti është në rrugë të mbarë për hapin tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre. Shumë shpejt, Blero dhe Afrona do të hyjnë edhe në shtëpinë e re, e cila është në përfundim e sipër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button