Edhe policia e ka konfirmuar incidentin me bombën në shtëpinë e babait të deputetit Milloshoski

Ministria e Punëve të Brendshme ka vërtetuar se dje në shtëpinë e prindërve të deputetit Antonio Milloshoski është gjetur mjet shpërthyes. Sipas MPB-së, dje rreth orës në fshatin Izhishte- Makedonski Brod, M.M (66) nga Kërcova përderisa sa ka qenë duke kositur në oborrin e shtëpisë ka dëmtuar një mjet të fortë, të cilin më herët nuk e ka vërejtur.

Nga goditja mjeti ka filluar të nxjerrë tym të bardhë, ndërsa M.M si pasoj ka ndjerë dhimbje në pjesën e syve, hundës dhe gjoksit. Më pas M.M është drejtuar kah njëra prej hapësirave të bodrumit të shtëpisë ku në derën hyrëse ka vërejtur një mjet shpërthyes e vendosur në derën hyrëse.

Hetim në vendngjarje kanë bërë Prokuror Publik, ekip hetues i policisë së Makedonski Brodit dhe ekip i Repartit për mbrojtje antiterroriste. Po punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

LEXO: LSDM: Për bombën në shtëpinë e Milloshoskit fajtor është Gruevski

LEXO: Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se është vendosur bombë në shtëpinë e babait të tij

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button