Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski thotë se është vendosur bombë në shtëpinë e babait të tij

Në shtëpinë e babait të deputetit të VMRO-DPMNE Antonio Milloshoski dje është vendosur bombë e cila, siç shkruan ai në profilin e tij në fejsbuk, është kërcënim ndaj tij dhe prindërve të tij për shkak të aktivitetit të tij politik.

“Pas zgjedhjeve, nëntoka kriminele-politike e cila inspirohet nga “bombat e mandatarit për jetë”, filloi të vebdosë bomba të vërteta me kërcënime për jetë ndaj atyre që nuk mendojnë njëjtë”, ka shkruar Milloshoski.

Ai shkruan se në dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterrorizëm nga Shkupi me sukses kanë çmontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur në mënyrë qyqare me qëllim që t’i vrasë ose lëndojë prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me forcë, ndërsa pasi që e ka parë se për çfarë bëhet fjalë, e ka denoncuar rastin.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe të stacionit policor dhe punohet për ndriçimin  e plotë të rastit

“Kërcënimin ndaj babait tim e vlerësoj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, e lidhur me aktivitetin tim politik. Por nuk ka dorëheqje. Lufta për demokraci, me fjalime, me qëndrime dhe patriotizëm për vendin do të vazhdoj me intensitet të njëjtë! Ndërsa për nëntokën kriminale-politike, një mesazh, mos u bëni frikacak, leni të qetë familjet tona”, ka shkruar Antonio Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button