Kush u çmend nga të dy? Sinani dhe Seldi zbulojnë arsyen e ndarjes

Seldit i mori koka erë… Kjo ishte arsyeja e vërtetë e ndarjes së dy miqve, me një fjali të përmbledhur të Ermalit. Seldi dhe Sinani, pasi publikun klipin e rikthimit të tyre në tregun muzikor “Vullkan”, por edhe kthimin si miq të vjetër, folën sot në “Xing me Ermalin” për pyetjen e publikut. Pak ditë më parë, dy miqtë rrëfyen edhe për Prive cila ishte arsyeja e kësaj ndarjeje artistike, por sot e risollën për të sqaruar arsyen e vërtetë të kësaj ndarjeje. Mes shumë batutave të shkëmbyera me Ermalin, Seldi dhe Sinani ranë në një mendje: “Ne kemi pasur 4-5 bashkëpunime, të cilat kanë qenë shumë të suksesshme, koncerte, klikime, gjithçka ishte perfekt. Por djali kishte mbaruar Akademinë dhe në atë kohë ishte shumë i ri për ta shijuar famën dhe menaxhuar mirë. Pastaj, në kulmin e suksesit iu shkrep edhe të vazhdonte një Master në Amerikë, që as nuk bë…” – sqaron Sinani për Seldin.

Ndërsa Seldi, duke konfirmuar gjithçka tha Sinani, shtoi: “Isha shumë i ri, fama më erdhi pa e kuptuar. Mbase ishte një periudhë depresioni, sepse kështu thonë, që njerëzit nuk e kuptojnë kur bien në depresion. Nuk është se i vura shumë rëndësi, edhe pse kishim shumë koncerte, lekë… Nga ana tjetër, Sinani kishte shumë kërkesë llogarie, përveç vetes, kërkonte të më disiplinonte edhe mua, por unë pija, dilja me femra, të nesërmen që kishim koncert, unë isha tapë… “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button