Macron dëshiron të sjellë flakën olimpike në Paris

Presidenti i sapozgjedhur i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se do të bëjë të pamundurën që Parisi të jetë organizator i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të vitit 2024, raporton Anadolu Agency (AA).

Macron me telefon ka biseduar me presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Thomas Bach, dhe me këtë rast ka shprehur gatishmërinë të ofrojë çdo ndimë për organizimin e Olimpiadës në Paris.

Anëtarët e Komitetit të KON-it do të vizitojnë Parisin për të bërë vlerësimet.

Macron, i cili të dielën edhe zyrtarisht do të marrë postin nga presidenti aktual François Hollande, gjatë fushatës presidenciale shpesh ka përmendur se Parisi duhet të jetë organizator i Lojërave Olimpike të vitit 2024.

Përveç kryeqytetit francez, për organizimin e Lojërave Olimpike janë duke garuar edhe Roma, Hamburgu, Budapesti dhe Toronto, dhe cili prej këtyre qyteteve do të jetë organizator do të bëhet e ditur në shtator të këtij viti në mbledhjen e KON-it në Peru.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button