Dje raportuam se nuk kishte para as për bukë, sot u bë me shtëpi (FOTO)

Pas storjes së djeshme sot në shtëpinë e Fetahut kanë trokitur shumë humanistë, ndërsa për këtë fakt në fytyrën e tij është kthyer buzëqeshja, njofton Portalb.mk.

“Sot ndihem më mirë, më mirë se më para kur isha i mërzitur. Tash që e di se do të kem për të ngrënë dhe do të kem shtëpi ndihe hala ma mirë, më mirë se më para, tani kënaqe. Faleminderit shumë ata na kanë ndimuar, zoti u dhashtë krejtve që mkan ndimu. Tash do rri me shokët. Është më mirë të kesh shokë”, tha Fetahu.

E ëma e Sheherzade Muharemi mezi po u përgjigjet telefonatave nga njerëzit human që po lajmërohen për të ndihmuar.

“Jemi shumë të kënaqur, zoti i shpërbleftë të gjithë ata donator që na kanë ndihmuar. Që prej na incizoi TV21, pa ndalur na kanë sjellë ndihma, edhe të holla na kanë sjellë. Tani për ngrënie dhe pirje kemi falëmderit Zotit. Të holla kemi mbledhur, kemi nevojë të mbledhim edhe pak për ta marrë një banesë të vogël. Nëse mblidhen para më tepër, ato do ti lëmë në bankë që djali t’i ketë për tu shkolluar sikur të gjithë të tjerët. I falënderoj të gjithë njerëzit që na kanë ndihmuar. Edhe juve si TV21 ju falënderoj që na keni xhiruar. S’kishim as për të ngrënë as për të pirë, asgjë. Sot shyqyr donatorët na mbushën shtëpinë, në krah tuajin tani kemi për të ngrënë”, u shpreh Sheherzade Muharemi.

Ndërsa humanisti Halil Kastrati, ka marrë rrugën nga Kosova për në Tetovë për ta ndihmuar vogëlushin 10-vjeçar, Fetah Muharremi, i cili ndodh të kalojnë dy ditë pa bukë.

“Nuk kthehemi në Prizren pa i rehatu”, ka shkruar Kastrati.

Ndryshe, dje mediat kanë raportuar për rastin e jetimit 10 vjeçar nga Tetova, Fetah Muharemi, i cili ka problem që ta sigurojë kafshatën e gojës.

Dhe, fati deshi që qëllimi të realizohet lehtë, fal kontributit të shkupjanëve Osman Demiri dhe Ali Gërqeci.

“Banesa është blerë 43 mijë euro, është e re me 63 metra katrorë”, ka shkruar ai.

Image may contain: one or more people and people standing

Image may contain: indoor

Image may contain: indoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button