Maqedoni, partitë parlamentare të gatshme për ndryshim të Kodit Zgjedhor

Mbledhja koordinuese e thirrur nga kryeparlamentari Talat Xhaferi për të hënën në të cilën pritet të arrihet konsesus për zgjidhjen e çështjes së skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillave komunal është mirëpritur nga shumica parlamentare, shkruan Portalb.mk.

LEXO: Zyrtare: Të hënën mbledhja koordinuese me Xhaferin

Edhe pse ditë më parë Xhaferi tha se për ndryshim të Kodit Zgjedhor me anë të së cilit do t’i zgjatej mandati për 6 muaj krerëve komunal obligues janë partitë parlamentare, nga këta të fundit të gjithë njëzëri shprehën se presin iniciativë nga kreu i Parlamenti që i njëjti të thirre seancë ku do të votohej ndryshimi i Kodit Zgjedhor.

Ata për Portalb bënë të ditur se thirrja e Xhaferit do të rezultonte me përgjigje pozitive prej tyre dhe se nëse do të sillej në Kuvend votimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ata do ta votonin të njëjtin.

“Çështja e komunave duhet të zgjidhet në Kuvend i cili tashmë ka një kryetar. Për të hënën është thirr takim konsultativ mes përfaqësuesve të partive në Kuvend. Deputetët e “Aleancës për Shqiptarët” do ta mbështesin çdo iniciativë për zgjidhjen e kësaj situate”, tha deputeti i LR-PDSH-së së koalicionit “Aleanca për Shqiptarët”, Surija Rashidi.

Edhe nga Lëvizja Besa bënë të ditur se nëse ekziston iniciativë për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe ligjit për vetëqeverisje lokale me qëllim të zgjatjes së mandatit të krerëve komunal, ata do ta mbështesin të njëjtin.

“Lëvizja Besa në vazhdimësi ka dashur që ta ndihmon procesin e zgjidhjes së krizave. Nëse ka inciativë të atillë ne do ta mbështesim. Tash presim nga kryeparlamentari që të thërret seancë për të njëjtin”, tha Faton Fazliu.

Përkrahje për ndryshim të Kodit Zgjedhor ka dhënë edhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

“BDI përkrah ndryshimet e menjëhershme në Kodin Zgjedhor për t’ju mundësuar funksionim normal komunave gjer në mbajtjen e zgjedhjeve dhe zgjedhjes së administratës së re”, është shprehur Ahmeti.

Ndërsa nga edhe nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë bënë të ditur se do të mbështesin çdo iniciativë që komunat t’i ikin bllokimit duke bërë thirrje që të gjitha institucione të tregohen përgjegjëse për caktim për afatit për zgjedhjet lokale.

“Është e nevojshme që të gjitha subjektet politike në shtet të jenë në nivelin më të lartë të përgjegjësisë që të zgjidhet Qeveria e re sa më shpejtë dhe të jepen kushtet ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale”, thanë nga LSDM.

Përndryshe, siç kuptoi Portalb të hënën është caktuar mbledhje koordinuese e grupeve parlamentare me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin për të gjetur një zgjidhje për çështjen e komunave.

Ndërsa në lidhje me tërë situatë Talat Xhaferi ditë më parë i ftoi të gjitha partitë parlamentare që urgjentisht të bisedojnë për këtë problematikë ngaqë ajo është obligim i tyre.

Kujtojmë afati i krerëve komunal skadon më 15 maj, dhe si mundësi e vetme e shpëtimit të tyre nga bllokimi është ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ligjit për vetëqeverisje lokale e cila bëhet në senacën kuvendore.

LEXO: Analizë: Shtabet partiake dhe kërkesa e Xhaferit, si do t’u “zgjatet” jeta kryetarëve të komunave?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button