Miti i lashtë i Kironit: Çdo plagë është një shans për t’u transformuar

Biri i Kronosit dhe vdekatares Filiria, Kironi ishte një kentaur i urtë, mjek dhe mentor i shumë heronjve, mes të cilëve, Herkuli, Akili dhe i madhi Asklep, perëndia i mjekësisë.

Miti grek tregon se një ditë, gjatë një lufte, Herakliu e goditi gabimisht me një shigjetë të mbushur me një helm të fuqishëm duke shkaktuar një plagë të dhimbshme e të pashërueshme. Të shumta ishin përpjekjet për të lehtësuar vuajtjet dhe ndërkohë që përpiqej të kurohej, Kironi mësoi ilaçe të reja që ua përcolli nxënësve të tij.

Deri në ditën kur, pasi kreu detyrën, ia dha pavdekësinë Prometeut, dhe vetë u kthye në një konstelacion. Miti paraqet imazhin e Shëruesit të plagosur, njohës i artit të mjekësisë, i cili arriti të shkëputet nga dhimbja e tij dhe ta përdorë atë si një mundësi për një proces transformimi, që e çoi atë në pranimin e vuajtjes, shprehje e dobësisë sëë njeriut, dhe marrjen e një fuqie të madhe terapeutike, për veten dhe pastaj për të tjerët. / bota.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button