Prodhuesit shqiptarë kërkojnë hetim të qumështit të pasterizuar

Hetim qumështit të pasterizuar, UHT të importit nga qeveria shqiptare vjen si një përgjigje kryesisht për importin e këtij produkti nga Maqedonia, pasi e bllokoi eksportin e qumështit shqiptar. Prodhuesit shqiptarë kërkojnë mbështetjen e shtetit për zbatimin e marrëvëeshjeve për tregëtinë e lirë nga shtet fqinje dhe hulumtimin e mënyrës sesi vijnë në tregun venda produktet e importit, njofton Ora News. Mes dy shteteve kanë nisur negociatat, ndërsa sipas ligjit antidumping, pas marrjes së vendimit, procedurat e hetimore fillojnë pas 200 ditësh.

Komiaioni i Vlerësimin e Masave për Importet ka marr vendim që Qumështi i pasterizuar UHT, që vjen nga Maqedonia do ti nënshtrohet procedurave të hetimit. Një masë e tillë thekson Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra për Ora News vjen pasi fqinji ynë Maqedonia bllokoi eksportin e qumështit shqiptar.

Arben Shkodra: Maqedonia ndoshta me të padrejtë, ndoshta me të drejtë këtë duhet ta tregojë procesi ka bllokuar eksportin e qumshtit shqiptar, me një arsyetim që për mua nuk qëndron tek produkti dhe as tek teknologjia dhe as tek prodhuesi, por qëndron në sistemin tonë të përgjithshëm të gjurmueshmërisë, të parandalimit të sëmundjeve e me radhë.

Prej kohësh prodhuesit kanë ngritur shqetësimin se përmes procedurave favorizohet hyrja e produkteve të importi dhe kërkojnë të hulumtohet mënyra sesi vijnë për tregun shqiptar mallrat e importit dhe zbatimi i marrëveshjeve të tregëtisë së lire.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button