LSDM-ja premton se Qeveria e re do të rrisë rrogën minimale

Kryetari i Komisionit për ekonomi i LSDM-së, Dragan Tevdovski në takimin e sotëm në Shtip me punëtoret dhe punëtorët e pjesës lindore të Maqedonisë ka biseduar për masat që do t’i ndërmerr qeveria e re reformuese që t’u sigurojë punë dinjitoze dhe ekzistencë.

“Jemi para fillimit të qeverisë së re. Gjatë gjithë kohës kemi luftuar që ta rrisim rrogën minimale dhe ja para se të fillojë qeveria e re, takimet e para janë me ju. Prioritet i qeverisë së re do të jetë rritja e rrogave, para se gjithash e asaj minimale, për shkak se nuk është fer të punoni me shumë mund, ndërsa rrogat të mos jenë të mjaftueshme për jetesë. Këtë do ta bëjmë që të mund ju, punëtorët me vlerë të keni jetë normale dhe me dinjitet”, deklaroi Tevdovski.

Ai gjithashtu tha se edhe punëdhënësit do të mbështeten financiarisht nga qeveria e re që të mund ta paguajnë rritjen e rrogës minimale, me çka sipas tij, do të sigurojnë edhe vende pune të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button