Berlini kërkoi nga Ankaraja lirimin edhe të një gazetareje

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme kërkoi nga Turqia lirimin edhe të një shtetaseje gjermane, me profesion gazetare, e cila është arrestuar nga ana e autoriteteve turke, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Zëdhënësi i Ministrisë gjermane të Punëve të Jashtme Martin Shefer në Berlin deklaroi se nga Turqia është kërkuar që përfaqësuesit gjerman të kenë qasje deri te gazetarja Mesale Tollu, e cila është arrestuar muajin e kaluar pas u informuar për këtë shërbimet diplomatike gjermane në Ankara.

“Na vjen keq për situatën. Për ne është me rëndësi të kujdesemi për Tollu, si edhe për çdo shtetas tjetër gjerman”, deklaroi Shefer.

Tollu ka lindur në Gjermani si shtetase turke, por nga vitit 2007 ka hequr dorë nga pasaporta turke dhe tani ka vetëm shtetësi gjermane.

Shefer sot paralajmëroi se për këtë rast Qeveria gjermane do të jetë “e qartë dhe e zëshme” dhe se nga Turqia pret ndaj Tollu, e cila gjendet në një burg në afërsi të Stambollit të sillet jo vetëm me respekt, por edhe në suaza të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas televizionit ARD, Tollu është arrestuar në një operacion të forcave speciale turke më 30 prill, nën akuzën për propagandë terroriste dhe anëtarësim në organizatë terroriste. Ajo ka punuar si përkthyese për agjencinë majtiste të lajmeve Eta.

Për momentin në burgjet turke gjenden gjashtë shtetas gjerman, mes të cilëve edhe gazetari i gazetës “Di Vlet”, Denis Juçell, që paraqet pengesë për normalizimin e marrëdhënieve gjermano-turke gjegjësisht të prishura me një sërë incidentesh diplomatike në 18-të muajt e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button