Hysaj: Dua të arrij në nivelet e Zanettit

Elseid Hysaj ka shprehur vlerësimin e tij për ish mbrojtësin dhe kapitenin legjendar të Interit, Javier Zanetti. Në një intervistë të dhënë për radion napolitane “Kiss Kiss Napoli”, mbrojtësi shkodran ka zbuluar se argjentinasi ka qenë idhulli dhe modeli i tij.

“Si futbollist, kam pëlqyer gjithmonë Javier Zanettin, si një lojtar dhe profesionist i madh. Shpresoj të arrij në nivelet e tij”, ka thënë Hysaj.

Mbrojtësi shqiptar i Napolit ka pranuar edhe herë të tjera, se është një tifoz i Interit dhe se do të dëshirontë që të vishte bluzën zikaltër.

Hysaj është duke mbyllus sezonin e tij të dytë te Napoli dhe me paraqitjet e tij në rritje konstante, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Itali dhe Europë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button