fbpx

Xhaferi dhe Janeva në takim me përfaqësuesit e Kongresit Amerikan

“Sundimi i së drejtës, bashkëpunimi ushtarak dhe procesi i formimit të Qeverisë kanë qenë temë bisede e takimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, prokurores speciale, Katica Janeva dhe ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jollevski me delegacionin e Kongresit Amerikan”, njofton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Amerikës në Maqedoni “delegacioni i Kongresit Amerikan është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në kazermën “Ilinden” ku Policia Ushtarake ka prezantuar pajisjet të financuara nga SHBA”.

Vizita e delegacionit të Kongresit Amerikan është në kuadër të turit të tyre ballkanik qëllimi i së cilës është klima politike demokratike dhe zhvillimi ekonomik në Ballkan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button