Koreja Veriore: Komploti i SHBA-së dhe Koresë Jugore është “shpallje e luftës”

Misioni i Koresë Jugore pranë KB-së kumtoi se “komploti terrorist” i SHBA-së dhe Koresë Jugore që ta vrasin liderin verikorean Kim Xhong-un është “shpallje e luftës”.

Në kumtesë e misionit theksohet se me ofensivën antiterroriste verikoreane do të fillojë “mënjanimi i organizatave të inteligjencës dhe komplotiste të SHBA-së dhe Koresë Jugore”.

Në kumtesë theksohet se Qeveria verikoreane është e vendosur që t’i “përndjekë dhe pa mëshirë t’i shkatërrojë të gjithë maniakët terroristët të CIA-s dhe shërbimet jugokoreane të inteligjencës”. Në kumtesë pohohet se organizatorët “kanë infiltruar terroristë” në vend me pajisje për komunikime elektronike.

Javën e kaluar Koreja Veriore e akuzoi CIA-n se “ka bërë komplot” me Korenë Jugore që ta vrasin liderin verikorean Kim Xhong-un me armë kimike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button