Ministri Agim Nuhiu: 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte

Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu duke shpjeguar zhvillimet brenda dikasterit që drejton më 27 prill, thotë se paraprakisht MPB dhe Shtabi operativ kishte hartuar tre plane të mundshme për t’u ballafaquar me vazhdën e protestave, njofton Alsat-M. Nuhiu tha se planet kanë dështuar për shkak të bindjeve politike brenda strukturave të policisë.

Sipas tij, 27 prilli ishte skenar pretekst me qëllim që Presidenti të shpallte gjendje lufte.

“Skenari i cili për mendimin tim ka ekzistuar për të goditur parlamentin, ka edhe zëra që nuk i kam konfirmuar se policët janë zmbrapsur në ushtrimin e detyrave ligjore sepse kanë dëgjuar se duhet presin edhe ca kohë që të mundet më pas edhe Presidenti të nxjerr ushtrinë dhe të shpallet gjendje e jashtëzakonshme” tha Agim Nuhiu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button