fbpx

Delegacion i Dhomës së përfaqësuesve të SHBA viziton Maqedoninë

Një delegacion i përfaqësuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara gjatë ditës vizitoi Maqedoninë, si pjesë e një vizite rajonale për të diskutuar çështje të ndryshme, përfshirë klimën politike demokratike dhe zhvillimin ekonomik të rajonit të Ballkanit.

Delegacioni dypartiak, i udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kryetar i Komitetit gjyqësor, u takua me kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, me deputetë dhe prokuroren speciale Katica Janeva. Përveç kësaj, delegacioni u takua edhe me ministrin e mbrojtjes Zoran Jolevski dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Poposki, ndërsa në kazermat Ilinden, Batalioni i policisë ushtarake prezantoi pajisjet e financuara nga SHBA.

Gjatë takimeve, delegacioni diskutoi përforcimin e sundimit të ligjit në Maqedoni, bashkëpunimin ushtarak, dhe procesin për formimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button