fbpx

Mattis shpreh përkushtimin për sigurinë e Turqisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe kryeministri turk Binali Yıldırım gjatë një takimi dypalësh në Londër të enjten, diskutuan një sërë çështjesh të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Pentagonit, Dana White, “Mattis përsëriti angazhimin e SHBA-ve për të mbrojtur aleatin tonë të NATO-s”.

Ajo ka thënë se dy liderët afirmuan mbështetjen e tyre për paqen dhe stabilitetin në Irak dhe Siri.

Takimi u realizua pak kohë pas njoftimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) se do të fillojnë të armatosin “elementët kurdë” të Forcave Demokratike të Sirisë (FDS), që paraqet partnerin e tyre të preferuar në tokë, në luftën kundër DEASH-it në veri të Sirisë.

FDS është një grup multietnik i udhëhequr nga YPG, një organizatë të cilën Ankaraja zyrtare e konsideron krahun sirian të PKK-së, e cila është një organizatë terroriste të cilën si të tillë e njohin Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.

Deri më tani në luftën kundër DESH-it, Uashingtoni është mbështetur shumë në YPG-në, por asnjëherë nuk e kishte armatosur drejtpërdrejt nga shkaku i politikës së saj.

Ndryshimi i fundit i strategjisë ka zemëruar Ankaranë, e cila e sheh këtë ndryshim si një kërcënim për sigurinë e saj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button