LSDM: Ka dëshmi për mbeturina të rrezikshme në Drislla, Prokuroria të hapë hetim (VIDEO)

LSDM sot e ftoi Prokurorinë Themelore Publike që të hapë hetim në bazë të thashethemeve dhe të konstatojë nëse Drislla shfrytëzohet për qëllime të paligjshme. LSDM kërkon që menjëherë të konstatohet vendimi për parterintet privat publik të deponisë Drislla me koncesionerin FCL nga Italia për shkak, ashtu siç thonë, mosplotësimit të marrëveshjes nga vitit 2013, njofton Portalb.mk.

“kemi kërkuar informata për nivelin e investimit, por edhe të mënyrë se eksploatimit të këtij objektit komunal me të cilin menaxhon partneri i huaj nëpërmjet partneritetit publik privat, e cila është pa procedurë të mbaruar. Kërkuam dhe dhamë mundësi, që të plotësohet informata me dëshmi të vërteta nëse në deponi ka ose nuk ka ruajtje ose trajtim me djegie, të mbetjeve të rrezikshme industriale nga importet. Në korniza të informatave është konstatuar se koncesioneri edhe pas 4 viteve nuk ka investuar asnjë euro në Drislla, por megjithatë inskenon profit nga puna. Për atë sot do të prezantojmë dëshmi rreth dyshimeve se Drislla shfrytëzohet për veprime të palejuara dhe të paligjshme me mbeturina të rrezikshme”, tha Dragi Davaçevski, koordinator i grupit të këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit.

Ai paralajmëroi se me ardhjen e Qeverisë së re, kjo çështje do të jetë në mesin e rasteve prioritare për pastrim, pasi që siç tha ai, shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button