Xhaferi i ka njoftuar deputetët se “duhet të ketë zgjidhje për komunat”

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale dhe Bashkësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë deri te Kuvendi i Maqedonisë, gjegjësisht kryetari, Talat Xhaferi, ka dorëzuar kërkesë me të cilën kërkohet që Kuvendit të gjejë zgjidhje për tejkalimin e gjendjes për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe me këtë vë në pahje problemet që do të shkaktohen nga kjo situatë, informojnë nga Kuvendi, njofton Portalb.mk.

“Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kërkesat i ka dorëzuar deri te deputetët në Kuvendin e Maqedonisë pasi që kjo çështje është vetëm në kompetenca të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e cila kërkon pajtueshmëri urgjente të të gjitha partive politike në Kuvend në lidhje me nevojat për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por edhe të të gjitha aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me procedurën e caktuar me Rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë, por edhe në lidhje me themelimin e të gjitha trupave punues të Kuvendit dhe në lidhje me procedurën për shqyrtimin dhe sjellje të ligjeve”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button