Maqedoni, testimit ekstern po i vjen fundi

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme edhe kësaj radhe do t’i nënshtrohen testimit ekstern pasi që nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), thonë se askush tjetër pos qeverisë së re nuk mund ta bëjë anulimin e këtij procesi. Më pas, me ardhjen e Qeverisë së re të cilën do ta udhëheq lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ai do të shfuqizohet.

Safet Neziri nga MASH thotë për Portalb.mk se testimi ekstern është akt normativ dhe atë mund ta anulojë vetëm qeveria, në këtë rast qeveri e re.

“Testimi ekstre është akt normativ dhe i njëjti nuk mund të anulohet nga askush pos qeverisë. Qeveria e re kur te formohet pastaj mund të anulohet ky proces”, tha për Portalb Neziri.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, disa herë kundërshtoi këtë proces dhe tani njofton se një ndër masat e para të qeverisë së re është edhe anulimi i testimit ekstern.

Ndërkaq tani më disa vite nxënësit dhe mësimdhënësit po përjetojnë stres dhe ngarkesë nga testimi ekstern i cili po ashtu përcillet me mjaft probleme nga më të ndryshmet, si përkthim joadekuat, probleme teknike si dhe pyetje të panjohura të cilat nuk bëjnë pjesë në programin mësimor në bazë të së cilit mësimdhënësit mbajnë orët.

Ata disa herë ngritën zërin madje edhe bojkotuan procesin mësimor me qëllim që të tërhiqet dhe një gjë e tillë. Gjithashtu edhe nxënësit protestuan duke kërkuar anulimin e tij, por edhe kjo tentativë rezultoi të jetë e pa suksesshme pasi që sot e kësaj dite testimi ekstern fillon të zbatohet.

Shpresat për anulimin e këtij testimi i cili shumë herë u vlerësua si skandaloz dhe i dëmshëm si për nxënësit ashtu edhe për mësimdhënësit dhe vetë prindërit e fëmijëve, qëndron tek vendimi që do të merr qeveria e re./Portalb

LEXO MË SHUMË:

Testimi ekstern, maturantët ankohen për gabime të shumta

Testimi ekstern, sërish ankth për mësimdhënësit dhe nxënësit

 LSDM: Të hiqet testimi ekstern, të kthehet dinjiteti i arsimtarëve

Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive

Testimi ekstern sërish skandaloz, pyetje jo-logjike në kufi të talljes! (FOTO)

Testimi ekstern, arsimtarët nuk do të dënohen ata mund të largohen nga puna

Plenumi: Testimi ekstern është dështim total! (Foto)

Ja testimi ekstern për të cilën dënohen mësimdhënësit shqiptarë (FOTO)

Testimi ekstern sërish skandaloz!!

Dardhishta: Testimi ekstern ka gjasa të ketë manipulime të shumta

Ja kush janë përpiluesit e pyetjeve të testimit ekstern në Maqedoni

Ja kush i kontrollon pyetjet e testimit ekstern të stërmbushur me gabime

Portalb publikon emrat e përkthyesve të testimit ekstern për shkollat profesionale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button