Hasani i pari nga Kosova qe pritet zyrtarisht nga kryeparlamentari Xhaferi (Foto)

Presidenti i  Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani është pritë sot nga kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Hasani është zyrtari i parë nga Kosova, i cili ka takuar zyrtarisht kryeparlamentarin Xhaferi.

Në këtë takim, Hasani uroi Xhaferin për detyrën e rë. Ndërsa, shtoi se zgjedhja e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë tregon se shqiptarët në këtë shtet janë faktor vendimmarrës.

Në anën tjetër, kryeparlamentari Xhaferi falënderoi delegacionin e KREK-ut për këtë vizitë dhe për kujdesin e treguar. Kryekuvendari i Maqedonisë tha se të rinjve në Kosovë dhe Maqedoni duhet t’u ofrohet hapësira e merituar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button