Dy persona nën akuzën për tentim vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela

Lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, dy persona do të hetohen për veprën penale tentim për vrasje ndaj deputetit Ziadin Sela. Vendimi u bë i ditur nga Prokuroria Themelore Publike, e cila njoftoi se Kire Georgievski dhe babi i tij në vend se të hetohen për pjesëmarrje në protestat e dhunshme, ata do të përgjigjen për tentim për vrasje. Për ata do të shqiptohet masa e paraburgimit, thonë nga Prokuroria.

“Nga dëshmitë e siguruara deri më tani Prokuroria themelore publike Shkup, ka vlerësuar se ekziston dyshimi se këta dy persona se bashku me të tjerë të cilët për momentin ende nuk janë identifikuar, kanë kryer veprën penale Vrasje nga neni 123 paragrafi1 lidhur me nenin 22 dhe lidhur me nenin 19 të Kodit Penal.
Gjykatësi përgjegjës solli vendimin për procedurën e hetimit kundër dy personave për rastin në fjalë. Në ndërkohë pas vlerësimit të Prokurorisë publike, kundër të dyshuarve është shqiptuar masë për paraburgim. Me qëllim zbardhjen e rastit nga ana e Prokurorisë janë dhënë urdhra drejtuar MPB-së për sigurimin e dokumentacionit dhe të dhënave relevante”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Krie Gjeorgievski dhe babai i tij I.Gj, mëngjesin e sotëm janë arrestuar në shtëpinë e tyre për veprën penale sulm ndaj deputetit Ziadin Sela më 27 prill në Parlament. Gjithashtu me urdhër të prokurorisë u krye bastisje e shtëpisë së të dyshuarve dhe u gjetën atlete me shenja të ngjashme me gjakun, veshje si dhe tre telefona mobil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button