Ja sa kushton një biletë për të parë finalen e Ligës së Kampionëve

Juventusi është skuadra e parë që është kualifikuar në finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa kundërshtari i ardhshëm do të jetë një mes Atletico Madridit ose Real Madrid.

Finalja e sezoni 2016/17 do të luhet në Cardiff dhe tashmë janë publikuar edhe çmimet e para të biletave nga faqet e specializuara, shkruan Lajmi.net.

“Livefootballticket” në mëngjes njoftoi se ka në dispozicion 1,182 bileta dhe çmimet e tyre fillojnë nga 854 euro deri në 5 mijë euro.

Por, në “Ebay” çmimi i biletës shkon deri në tetë mijë euro.

Gjithsesi finalja luhet me 3 qershor dhe aq më shumë afrohet finalja, aq më shumë rritet edhe çmimi i biletave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button