SHBA kritikon praninë ushtarake të Rusisë në Baltik

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis ka kritikuar rritjen e pranisë ushtarake ruse në afërsi të vendeve baltike, duke e quajtur “destabilizuese”, teksa zyrtarët kanë thënë se SHBA është duke e konsideruar mundësinë e vendosjes së raketave Patriot në rajon, për ushtrime ushtarake më vonë gjatë këtij viti, transmeton REL.

Mattis i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me presidentin e Lituanisë, Dalia Grybauskaite.

Vitin e kaluar, Rusia ka vendosur raketa të tipit Iskander, që kanë potencial të bartin koka bërthamore në Kaliningrad, enklavën e saj në detin Baltik, në mes të anëtarëve të NATO-s, Lituanisë dhe Polonisë. Moska ka thënë se kjo ka qenë pjesë e stërvitjeve rutinore.

I pyetur për vendosjen e raketave Mattis tha se “çdo ndërtim i fuqisë ushtarke ruse në këtë zonë, ku ata nuk janë të kërcënuar nga asgjë që ne po bëjmë në Lituani apo vende tjere- çdo lloj rritje e pranisë ushtarake është thjesht destabilizuese”.

Ndërkaq, zyrtarët e mbrojtjes në SHBA, të cilët janë cituar nga agjencitë e lajmeve në Perëndim, kanë thënë se është rritur mundësia që raketat Patriot mund të vendosen në rajonin e Baltikut gjatë ushtrimeve të NATO-s këtë verë. Këto ushtrime do të fokusohen në mbrojtjen ajrore.

Sistemi mobil i mbrojtjes ajrore Patriot, është i dizajnuar që të detektojë avionë, raketa detare si dhe raketa balistike.

Vizita e parë e Mattis në rajonin e Baltikut vjen në kohën kur raportet mes Perëndimit dhe Rusisë kanë rënë në pikën më të ulët që prej Luftës së Ftohtë, pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska më 2014 dhe mbështetjes që i bën separatistëve në lindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button