Kosova e Shqipëria, në zgjedhje më 18 qershor

Partia Demokratike e Kosovës i dha fund koalicionit qeveritar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pas 3 vitesh bashkëqeverisjeje.

Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime, Kuvendi votoi mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, prodhim i një krize paszgjedhore të vitit 2014. Pas rrëzimit pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat, sikurse në Shqipëri, mund të mbahen më 18 qershor, transmeton Koha.net. 

Marrëveshja e vitit 2014, që parashikonte Mustafën kryeministër dhe Thaçin president, ishte arritur në fund të 6 muajve bllokimi institucional, pasi si kryetar i LDK-së ai kishte bashkuar votat me dy partitë e tjera në opozitë për të penguar mandatimin e Thaçit sërish kryeministër.

Në këmbim mori postin e kryetarit të Kuvendit, zgjedhje që u konsiderua më pas antikushtetuese. Kriza u zgjidh në fundvitin e 2014-s me ndërhyrjen e ndërkombëtareve.

Që nga ajo kohë, LDK dhe PDK, për herë të dytë në Kosovën e pasluftës qeverisën së bashku, normalisht deri në vitin 2016, kur Thaçi u zgjodh president. Me ardhjen e Kadri Veselit në krye të PDK-së, situata ndryshoi.

Gjithnjë e më shumë u përvijua rruga drejt zgjedhjeve të parakohshme, jo vetëm se kreu i ri i ish-partisë së Thaçit prej disa muajsh ka nisur një turne nëpër Kosovë, por edhe me krizat e prodhuara nga shënimi i vijës së kufirit me Malin e Zi dhe shndërrimin e FSK-së në ushtri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button