Formimi i Qeverisë së Maqedonisë: Të paparashikueshme bllokadat e Gruevskit dhe Ivanovit

Edhe pse në sipërfaqe, duke analizuar Kushtetutën, ligjet dhe Rregulloren e Kuvendit të Maqedoni duket se nuk ka mundësi për pengimin të formimit të Qeverisë, megjithatë ekspertët juridik Bardhyl Kuka dhe Denko Maleski vlerësojnë se obstruksionet e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe të pakicës parlamentare, VMRO-DPMNE janë të paparashikueshme, shkruan Portalb.mk.

Në këtë drejtim Kuka thotë se shenjat e para të bllokadës së mëtutjeshme shihen edhe në mosshkarkimin e figurave kyçe institucionale.

“Obstruksionet e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe të pakicës parlamentare janë të paparashikueshme. Ata gjithmonë gjejnë arsye të paqëndrueshme për të penguar punën e organeve shtetërore, duke filluar nga mbledhjet plenare të Kuvendit e deri te puna nëpër trupat dhe komisionet e Kuvendit. Por, edhe nëse ndodh një gjë e tillë kjo do të blejë kohë për t’u vonuar formimi i Qeverisë së re, madje edhe vonesat në shkarkimet e disa figurave kyçe, si drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, kryeprokurori publik, Marko Zvrlevski , mund të konsiderohen si përpjekje e bllokimit të formimit të Qeverisë”, tha Kuka.

Edhe juristi Denko Maleski formimin e Qeverisë së re e sheh si mundësi për bojkotim të punës së Kuvendit nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse në aspekt juridik dhe kushtetues nuk ekziston një mundësi e tillë.

“Përderisa shumica parlamentare nuk mund ta merr mandatin e formimit të Qeverisë nga kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov atëherë ata vetë do të formojnë Qeveri. Kjo nuk është e mirë në aspekt të rregullave demokratike. Por formimi i Qeverisë së re padyshim që do të pasojë me bllokada të ardhshme të reja, por edhe pse në aspekt juridik nuk ka hapësirë për një gjë të tillë, sërish ajo mund të bëhet me bojkotim të punës së Kuvendit dhe mosnjohje të institucioneve”, tha Maleski.

Po ai sërish vlerëson se VMRO-DPMNE-ja me ngjarjet e deritanishme dhe veçanërisht pas sulmeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë nuk do të shkojë me tej me bllokada ndaj Qeverisë së re.

Përndryshe, edhe pse kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka disa ditë që ka njoftuar kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov se ka shumicë parlamentare, dje nga Kabineti thanë se presidenti Ivanov, pret nga lideri i LSDM-së që ta plotësojë fjalën e dhënë publike se “bashkë me partnerët e koalicionit të sigurojnë garanci për përforcimin e unitaritetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

“Presidenti Ivanov ngelet në qëndrimin se as e ashtuquajtura Platforma e Tiranës, por as tjetër dokument, akt ose veprim kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, nuk mundet që të jetë kusht, por as bazë për formimin dhe veprimtarinë e Qeverisë së Maqedonisë. Presidenti i Maqedonisë, në lidhje me ndarjen e mandatit, do të veprojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe me praktikën e vendosur deri më tani”, thanë nga Kabineti i Ivanovit.

Ndryshe, në numrin e ri të Gazetës Zyrtare të Maqedonisë, të martën është publikuar vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

VMRO-DPMNE nuk e pranon Xhaferin për kryetar të Kuvendit, ata ka qëndrim të prerë, zgjedhje të parakohshme parlamentare ndërsa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dje ftuan Ivanovin që të mos pres dhjetë ditëshin, por ta jep mandatin më herët ngaqë Maqedonia ka nevojë urgjente për Qeveri të re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button