Gjykata Kushtetuese: Nuk ka pengesë ligjore për pagesën e subvencioneve

Gjykata Kushtetuese sot ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë të nenit 8 A nga Kodi Zgjedhor dhe nenin 11 nga Ligji për parandalimin e korrupsionit, gjegjësisht miratoi masë të përkohshme për ndërprerje nga përmbarimi të dispozitave kontestuese me të cilat ndalohej pagesa e subvencioneve bujqësore deri te formimi i qeverisë së re, deri te vendimi përfundimtar i tij.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka pengesë ligjore që Ministria e Financave të mos i paguajë parat dedikuar për subvencionimin e bujqve para se të formohet qeveria.

Nisma deri te Gjykata Kushtetuese u parashtruara nga shoqata e bujqve “Agrotikveshia” me të cilën kërkohej kontestim i nenit nga Kodi Zgjedhor, sipas të cilit është ndaluar pagesa e subvencioneve deri te formimi i qeverisë së re.

Nga Gjykata sqarojnë se neni 8 A, paragrafi 1, alineja 1 nga Kodi Zgjedhor kanë të bëjnë me ciklin zgjedhor se nuk mund të disponohet me mjete buxhetore të RM-së dhe mjete të buxheteve të komunave dhe qytetit të Shkupit nga fondet publike dhe mjete të ndërmarrjeve publike, ndërsa paragrafi 2, alineja 1 nga ky nen e rregullojnë që në ciklin zgjedhor nuk mund të paguhen subvencione të cilat nuk janë të pagesa të rregullta mujore.

Gjykata vlerëson se këto dispozita, si dhe neni nga Ligji për parandalimin e korrupsionit janë të paqarta dhe të pasakta dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe sundimin e së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button