Xhaferi-Reka: Stabiliteti në Maqedoni një segment i rëndësishëm për stabilitetin gjithëpërfshirës i rajonit

Në rajon, të suksesshëm mund të jenë vetëm konfrontimet e koncepteve konstruktive politike, ndërsa çdo ide tjetër për konflikte ndërshtetërore, ndëretnike dhe ndërnacionale “dënohen” si projekte të pasuksesshme, konstatua sot në takimin e parë zyrtar, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Fatos Reka.

Reka ia uroi funksionin e ri Xhaferit, duke vlerësuar se me zgjedhjen e re për kryetar të Kuvendit është bërë një hap shumë i rëndësishëm në stabilizimin e situatave politike në Republikën e Maqedonisë.

“Stabiliteti në Republikën e Maqedonisë është një segment i rëndësishëm nga stabiliteti gjithëpërfshirës të rajonit të Ballkanit Perëndimor, stabilitet i cili prodhon momente pozitive në integrimin evropian të të gjitha vendeve nga ky rajon është vlerësim i përbashkët”.

Ambasadori e nënvizoi domosdoshmërinë nga përmbajtja e vazhdimësisë së marrëdhënieve të mira dhe miqësore të të dyja shteteve, për çka beson, siç theksoi, se do të mbahet trendi pozitiv i marrëdhënieve të mira fqinjësore. Njëherit e riafirmoi mbështetjen e fuqishme të integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë për të cilën, tha Ambasadori, si vend-anëtar i NATO-s do të vazhdojë edhe më tej t’ia japë Maqedonisë.

Në planin e brendshëm, shtoi Reka, Shqipëria edhe më tej do t’i kushtojë vëmendje të veçantë planit të politikës shtetërore të sigurimit të garancive kushtetuese dhe ligjore për statusin e pakicave maqedonase dhe të gjitha pakicave të tjera në Republikën e Shqipërisë.

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi shprehu bindje se vazhdimësia e marrëdhënieve miqësore ndërshtetërore do të vazhdojnë me ritëm intensiv dhe u falënderua për mbështetjen për NATO-integrimin e Maqedonisë i cili, sipas tij, vjen nga shteti drejtpërdrejtë fqinj që në këtë periudhë sensitive për tërë rajonin, respektohet lartë dhe është më shumë se i mirëseardhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button