GP i LDK-së votoi kundër mocionit të mosbesimit

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se mocioni është e drejtë kushtetuese, dhe si të tillë, LDK e merr me qetësinë më të madhe duke pasur parasysh faktet nga ato që i tha vetë kryeministri Isa Mustafa, njofton koha.net.

“Kemi pasur një kryeministër të koalicionit që prezantoi faktet të cilat flasin për punën e bërë. Është normale të mos pajtohen me ato të arritura, si opozita, ashtu edhe disa deputetë të pozitës”, tha Beqiri.

“Qeveria e udhëhequr nga Mustafa është më e suksesshmja që nga paslufta në Kosovë, edhe përkundër problemeve dhe pengesave jashtëzakonisht të mëdha, si në kuvend ashtu edhe jashtë tij”, u shpreh ai.

“Ne si GP, mbesim të përkushtuar që të punojmë në të mirë të interesave të vendit”, deklaroi shefi i GP të LDK-së.

GP i LDK-së voton kundër mocionit të mosbesimit

Shefi i deputetëve të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se janë kundër mocionit të mosbesimit dhe si të tillë do të votojnë kundër.

“…sepse nuk mund të qeveriset vendi me 30 deputetë”, u shpreh Beqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button