Zaev: Maqedonia ka nevojë për Evropën më shumë se çdoherë

“Është e mundshme dhe e realizueshme që Maqedonia të jetë pjesë e Evropës së bashkuar. Qytetarët janë të bashkuar si asnjëherë më parë në vlera që mbrojnë dinjitetin e njeriut, garantojnë barazi para ligjit dhe drejtësi për të gjithë, që sigurojnë stabilitet ekonomik për familjen dhe stabilitet të sigurt për shtetin”, ka thënë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në fjalimin e tij në shënimin e Ditës së Evropës dhe Ditës së fitores ndaj fashizmit (9 Maj), njofton Portalb.mk.

Ai ka shtuar se Maqedonia, më shumë se kurdoherë ka nevojë për Evropën sepse ajo i tërheq qytetarët e vendit tonë në një botë përparimtare dhe me shpresë.

“Para nesh qëndrojnë shumë sfida për të cilat nevojitet shumë punë, energji dhe entuziazëm. Kjo s’mund të bëhet nga një person e as nga disa politikanë. Nevojiteni të gjithë. Secili me dijen e tij, secili me atë që është, me atë që mund të kontribuoj për ndërtimin e një Maqedoni moderne, demokratike dhe evropiane. E kemi merituar këtë pas gjithë sfidave në të cilat kemi kaluar”, ka shtuar Zaev në urimin e tij.

Ai gjithashtu ka deklaruar se shoqëria maqedonase 10 vite ka luftuar me regjim autokratik dhe se tani është në prag të lirisë, demokracisë dhe perspektivave evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button