BNJVL apelon që Kuvendi të gjejë zgjidhje për mandatin e kryetarëve të Komunave

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale i sugjeron Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, urgjentisht dhe pa anulim, ndërsa më së voni deri të premten këtë javë, të gjejnë zgjidhje për mandatet e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal.

Një nga mundësitë, sipas BNJVL-së, është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, në vend të gjysmës së parë të konfirmohet datë e re për mbajtje të zgjedhjeve lokale.

Nga BNJVL-ja përkujtojnë se deri te Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë është dorëzuar nismë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale që të shqyrtohen disa nene të Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për vetëqeverisje lokale, ndërsa lidhur me mandatet dhe përfaqësuesit e këshilltarëve komunal.

“Dëshiroj të lus që askush të mos e keqpërdor këtë fjalim tonë si formë të presionit, por si kërkesë për zgjidhje urgjente të problemit, ndërsa në interes të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha kryetari i BNJVL-së, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën morën pjesë edhe nënkryetarët e BNJVL-së, Nevzat Bejta dhe Zoran Damjanovski.

Nga BNJL-ja theksojnë se me ndërprerjen e mandatit më 15 maj, vetëqeverisja lokale nuk do të mund t’i realizoj obligimet e saj ligjore dhe kompetencat kyçe. Midis kësaj, Trajanovski numëroi se me këtë mund të sillet në pikëpyetje shërbimi zjarrfikës, e cila është kompetencë komunale, ndërsa për shkak të mosmarrjes së pagës mund të mos kenë kushte për realizim të obligimeve.

Në këtë kontekst shtoi se do të ndalohet zhvillimi i bizneseve dhe firmave, sepse nuk do të jepen leje B të integruara, nuk do të ketë ndriçim rrugor për shkak se për të kujdeset vetëqeverisja lokale, ndërsa edhe shumë manifestime kulturore do të anulohen.

Nga BNJVL-ja theksojnë se janë në kontakt me të gjithë kryetarët e komunave dhe qëndrimin e tyre e kanë të njohur, ndërsa ai është se derisa nuk krijohen kushte adekuate ligjore, kryetarët e komunave dhe këshillat nuk do të marrin vendime, për shkak se në të kundërtën rrezikojnë se ndërmarrin sjellje kundërligjore.

Korniza ligjore me të cilën rregullohet çështja e kohëzgjatjes së mandatit të anëtarëve të këshillit dhe kryetarëve të komunave janë Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Kodi zgjedhor, si dhe Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Me nenin 35 nga Ligji për vetëqeverisje lokale konfirmohet se anëtarët e këshillit zgjidhen për një kohë prej katër vite, llogaritur nga dita e marrjes së funksionit me akt të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Por me nenin 49 nga ky Ligj konfirmohet se kryetari i komunës zgjidhet çdo të katërtin vit në zgjedhje të drejtpërdrejta. Me nenin 52 nga ky Ligj konfirmohet afati prej 7 ditë për marrje të detyrës së kryetarit të sapozgjedhur të komuna nga kryetari aktual. “Dëshirojmë që bëjmë me dije edhe në Kodin zgjedhor me të cilin konfirmohet se zgjedhjet lokale i shpall kryetari i Kuvendit dhe duhet të mbahen në gjysmën e parë të majit”, theksojnë nga BNJVL-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button