Fatkeqësi komunikacioni në rrugën Shkup-Tetovë, një person ka humbur jetën

Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është në rrezik jete pas fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit që ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën rajonale Shkup – Tetovë.

Nga SPB Tetovë informojnë se automjeti Citroen C3 me targa të Tetovës, nga shkaqe deri më tani të panjohura, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Rreth 30 metra larg automjetit të përmbysur policia ka gjetur trupin e një personi të vdekur, për të cilin supozohet se ka qenë bashkëudhëtar i vozitësit, përderisa zjarrfikësit e Tetovës nga automjeti kanë nxjerrë personin tjetër i cili me lëndime të rënda trupore është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës dhe ndodhet në gjendje serioze shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes pritet prokurori publik i cili së bashku me ekipin policor duhet të kryejë ekspertizë për konstatimin e identitetit të viktimës dhe personit të plagosur, si dhe të shkaqeve të fatkeqësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button