Lë socialistët, ish-kryeministri Valls bashkohet me Macron

Fitorja e Emmanuel Macron në Francë i ka shtuar Brukselit besimin tek e ardhmja e bllokut europian. Pas mposhtjes së ekstremit të djathtë në Austri dhe populistit të rrezikshëm holandez, Geert Wilders, kjo ishte dhurata më e mirë që mund t’i bëhej besimit tek uniteti europian, transmeton Top Channel. 

Por përpos entuziazmit të ngjallur në selinë e BE-së, 39-vjeçari po tërheq edhe rivalët e spektrit politik. Ish-kryeministri socialist francez, Manuel Valls deklaroi mbështetjen e tij për lëvizjen politike të Macron në zgjedhjet parlamentare të qershorit, duke u kthyer kështu në figurën më të lartë që dezerton partinë e vet, për t’u rreshtuar në krah të presidentit të zgjedhur të vendit.

“Unë do të jem kryetari i shumicës presidenciale dhe uroj që edhe ju të gjithë t’i bashkoheni lëvizjes së tij, ‘Republika në marshim’. Republika është gjëja më e çmuar për ne. Republika, laicizmi, barazia mes burrave e grave. Jemi në një moment vendimtar”, tha Manuel Valls, ish-kryeministër i Francës.

“Partia Socialiste vdiq”, ishte komenti i Valls për radion “RTL”, ku sqaroi se kandidaturën e tij me forcën politike të Macron do ta paraqesë me një vizion mjaft të qartë. Ish-shefi i ekzekutivit ka pikëpamje të ngjashme biznesi me njeriun që arriti të marrë në duar çelësat e “Elizesë”, një garë ku edhe Valls vet synonte të merrte pjesë, por nuk arriti dot, pasi nuk mundi të sigurojë nominimin në parapraket e Partisë Socialiste të fituara nga Benoit Hamon.

Ekspertët thonë se, pas triumfit të së dielës, Macron tani duhet të ofrojë rezultate, jo vetëm për mbështetësit e tij, por edhe për zgjedhësit skeptikë të së majtës, të cilëve iu duket tejet liberal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button