Makron: Paragjykimet për martesën time i përhapin njerëzit që i urrejnë gratë

Presidenti i sapozgjedhur i Francës, Emanuel Makron vlerësoi se paragjykimet për bashkëshorten e tij 24 vjet më të madhe bazohen në “urrejtje ndaj grave”.

“Shumica pohojnë se lidhja jonë nuk është e qëndrueshme dhe se nuk është e mundur. Këto janë pohime të burrave që i urrejnë gratë dhe ithtarë të qëndrimeve tradicionale, homogjene për shoqërinë”, theksoi Makron.

Ai shtoi se njerëzit të cilët përhapin zëra të tilla ose besojnë në to ose “kanë humbur ndjenjën për realitet” ose kanë “problem të konsiderueshëm me homoseksualitetin”.

Ai në një intervistë për “Parizjen” para fitores zgjedhore shprehu bindje se askujt nuk do t’i binte ndërmend ta gjykojë lidhjen e tij të dashurisë nëse bashkëshortja e tij ishte 20 vjet më e re, përcjell MIA.

Makron (39), bashkëshortja e tanishme Brizhit Tronje (64) e ka njohur si nxënës 15 vjeçar, kur atë e ka pasur mësuese për dramë. Prindërit e Makronit kanë qenë të shokuar kur kanë kuptuar se i biri i tyre adoleshent është në lidhje dashurie me një mësuese të martuar.

Ata janë kurorëzuar në vitin 2007, kur Makroni kishte 30 vjet, ndërsa Tronje 53 vjet.

Mediat franceze, Zonjën e Parë, nënë e tre fëmojëve dhe gjyshe e shtatë nipërve, e përshkruajnë si të pranishme në jetën e Makronit. Dhe ajo ka deklaruar se më shumë se 20 vjet “me të është e gatshme për gjithçka”.

Është interesante që dallimi në vite mes Makronit dhe bashkëshortes së tij është e njëjtë si kufiri i moshës mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe bashkëshortes së tij Melanija, vetëm në kuptim të kundërt. /MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button