Kosova pa karton të gjelbër, qytetarët paguajnë shtrenjtë për udhëtim në BE

Autoritetet në Kosovë po bëjnë përpjekje për të gjetur alternativa për sigurimin e Kartonit të Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës, por procesi rezulton të jetë i vështirë dhe i komplikuar, raporton REL. 

Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është pengesa kryesore për anëtarësimin e saj në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër.

Përfaqësues të industrisë së sigurimeve në Kosovë, pohojnë se në këtë drejtim nuk mungojnë përpjekjet, përderisa njohës të kësaj fushe, konsiderojnë se për zgjidhjen e kësaj çështjeje mungon angazhimi i Byrove Kosovare të Sigurimit dhe institucioneve shtetërore.

Blerim Pushkolli, drejtor ekzekutiv në Byronë Kosovare të Sigurimit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se parakushtet e kërkuara për sigurime janë përmbushur nga ana kosovare, por mos anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara ka bërë që ky proces të ngec.

Barrierë kryesore mbetet anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara. Normalisht tani e tutje do të gjejmë ndonjë alternativë tjetër që të përshpejtohet ky proces.

Por, kryesuesii delegacionit për Kartonin e Gjelbër, i emëruar nga Qeveria e Kosovës, Rrahim Pacolli, i tha Radios Evropa e Lirë, se nga Këshilli i Byrove Evropiane, është kërkuar nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit me shtetet fqinje që, sipas tij, do të përshpejtonte procesin.

Kosova ka tri memorandume mirëkuptimi me shtetet fqinje, respektivisht mekompanitë e sigurimeve në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, për njohje reciproke të përgjegjësisë siguruese të automjeteve motorike.

Megjithëkëtë, qytetarët që duan të udhëtojnë me veturat e tyre në vendet e ndryshme të Evropës, duhet të paguajnë çmime të larta për polisën e sigurimeve në vendkalimet kufitare të vendeve anëtare të BE-së.

Çmimet janë të larta, thonë ata, dhe sillen prej 70 deri në 250 euro për një polisë sigurimesh një mujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button