fbpx

Walker takoi Selën (Video)

Ish-shefi i OSBE-së dhe Ndihmës sekretari i SHBA-ve në kohën e luftës së Kosovës William Walker ka takuar kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela në Livadhi të Strugës ku kanë diskutuar për gjendjen aktuale në Maqedoni dhe ngjarjet në vend, më 27 prill

Sela i ka treguar Walker për ngjarjet në Kuvend ku i ka thënë se ngjarjet kanë qenë të përgatitura nga struktura të policisë në vend dhe se së paku tre deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë hapur dyert kryesore të Kuvendit.

Walker nga ana tjetër ka shprehur keqardhje për ngjarjet në Kuvend dhe tha se ka ndjerë përgjegjësi morale që të takohet me Selën dhe me faktorët politikë shqiptarë të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button