LSDM: Nuk ka më pengesa, menjëherë të ndahet mandati për qeveri

­ LSDM vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë që menjëherë të ndahet mandati për qeverinë e re dhe se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka asnjë pretekst që të plotësojë detyrimin e tij kushtetues.

“Interes shtetëror i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të kenë qeveri ashtu siç votuan e cila do ta lëvizë vendin përpara në proceset euroatlantike dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë dhe kjo do të ndodhë. Do të riafirmohet edhe programi i qeverisë së re reformuese që e garanton karakterin unitar dhe pavarësinë e shtetit”, citon LSDM­-ja në njoftimin e sotëm.

LSDM konsideron se është e nevojshme qetësim urgjent i situatës politike dhe ekonomike në vend dhe se çdo kundërshtim i transferimit paqësor të pushtetit sjell përgjegjësi.  “I bëj thirrje të gjithëve në vend në mënyrë konstruktive të përfshihen në proceset demokratike, që janë proces i pandalshëm”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button