Publikohet në Gazetën Zyrtare vendimi për Xhaferin (Foto)

Në numrin e ri të Gazetës zyrtare të Maqedonisë është publikuar vendimi për zgjedhjen e Talat Xhaferit për Kryetarë të Kuvendit të Maqedonisë.

Ndryshe ditë më parë Talat Xhaferi e njoftoi me shkrim presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare. Letra u konfirmua edhe nga  Kabineti i Presidentit nga ku theksojnë se Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur. Derisa ekspertët thonë se së shpejti do të kemi qeveri të re. Ata presin që Presidenti Ivanov mandatin për formim të qeverisë t’ia jep Zoran Zaevit. Në të kundërt shumica parlamentare do ta zgjedhë vetë Qeverinë.

18301467_10156461277709466_7223626870212412288_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button