Britania mbyll qindra-mijëra llogari në Facebook

Në 8 qershor, britanikët do t’u drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri dhe një sfidë më vete është edhe komunikimi.

Një rol të rëndësishëm në këtë pjesë kryejnë rrjetet sociale, sidomos platforma më e madhe në botë; Facebook.

Krijesa e Mark Zuckerberg u fajësua se ndikoi në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara pasi në të qarkulluan me mijëra ‘lajme false’ dhe synimi është që kjo të shmanget në rastin më të mirë dhe të zvogëlohet në minimum në rastin më të keq për Britaninë, transmeton Top Channel.

Për këtë arsye, rrjeti social ka ndërmarrë një fushatë filtrimi profilesh personale, publike, faqesh dhe grupesh të regjistruara përmes IP britanike për të verifikuar originalitetin dhe vërtetësinë e postimeve të tyre.

Si pasojë, me qindra-mijëra llogari janë mbyllur brenda dy javëve të fundit, ndërkohë që vëmendje po i kushtohet edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve edhe përmes reklamave nëpër shtypin tradicional vendas, ku u flitet për dallimin mes një lajmi autentik dhe një lajmi të rremë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button